Futja e parashikuar e tekstit
Futja e parashikuar e tekstit bazohet në një fjalor të integruar në të cilin edhe ju
gjithashtu mund të shtoni fjalë të reja.
1. Filloni të shkruani një fjalë, duke përdorur butonat 2 deri në 9. Shtypni secilin buton
vetëm një herë për një shkronjë.
2. Për të konfirmuar një fjalë, lëvizni djathtas ose shtoni një hapësirë.
● Nëse fjala nuk është e saktë, shtypni vazhdimisht * dhe zgjidhni një fjalë nga lista.
● Nëse karakteri ? shfaqet pas fjalës, fjala që ju mendonit të shkruanit nuk është
në fjalor. Për ta shtuar fjalën në fjalor, zgjidhni Korrigjo. Fusni fjalën duke
përdorur futjen tradicionale të tekstit dhe zgjidhni Ruaj.
● Për të shkruar togfjalësha, formoni pjesën e parë të fjalës dhe lëvizni djathtas për
ta konfirmuar atë. Shkruani pjesën e fundit të fjalës dhe konfirmoni fjalën.
3. Filloni të shkruani fjalën tjetër.
5. Navigimi i menyve
Funksionet e telefonit janë të grupuara në meny. Këtu nuk përshkruhen të gjitha
funksionet e menysë ose elementet e opsioneve.
Në modalitetin e pritjes, zgjidhni Meny dhe menynë dhe nënmenynë e dëshiruar.
Zgjidhni Dil ose Prapa për të dalë nga niveli aktual i menysë. Shtypni butonin e
përfundimit për t'u kthyer direkt në modalitetin e pritjes. Për të ndryshuar pamjen e
menysë, zgjidhni Meny > Opsionet > Pamja menysë krye..
6. Mesazhet
Krijoni dhe merrni mesazhe të reja, si mesazhet me tekst dhe multimedia. Shërbimet e
mesazheve mund të përdoren vetëm nëse mbështeten nga rrjeti ose ofruesi juaj i
shërbimit.