Nokia 5130 XpressMusic -  Regjistri i thirrjeve 

background image

Kontaktet

© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

19

background image

Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shërbimeve,

mund të ndryshojë në varësi të funksioneve të rrjetit, rrumbullakosjeve të faturimit,

taksave e kështu me radhë.

9. Cilësimet

Profilet

Telefoni juaj ka grupe të ndryshme cilësimesh të quajtura profile, të cilat ju mund t'i

përshtatni me tonet telefonike për raste dhe ambiente të ndryshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Profilet, profilin e dëshiruar dhe nga opsionet e

mëposhtme:
Aktivizo — për të aktivizuar profilin e zgjedhur

Personalizo — për të ndryshuar cilësimet e profilit

Me kohë — për ta vendosur profilin që të jetë aktiv për një kohë të caktuar. Kur koha

e vendosur për profilin skadon, profili i mëparshëm që nuk ishte i përkufizuar në

kohë bëhet aktiv.

Tonet

Ju mund t'i ndryshoni cilësimet e tonit të profilit të zgjedhur aktiv.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Tonet. Ju mund t'i gjeni të njëjtat cilësime në Profilet

meny.
Nëse përzgjidhni nivelin më të lartë të tingullit të ziles, tingulli i ziles arrin nivelin e tij

më të lartë pas pak sekondave.

Ekrani

Për të parë ose përshtatur foton e sfondit, madhësinë e shkrimit ose veçori të tjera në

lidhje me ekranin e telefonit, zgjidhni Meny > Cilësimet > Ekrani.

Data dhe ora

Zgjidhni Meny > Cilësimet > Data dhe ora.
Për të vendosur datën dhe orën, zgjidhni Cilës. dt. e orës.
Për të vendosur formatin e datës dhe orës, zgjidhni Formati dt. e orës.
Për ta vendosur telefonin që të përditësojë automatikisht orën dhe datën sipas zonës

aktuale të orës, zgjidhni Përdit. auto. datës (shërbim i rrjetit).

Shkurtoret

Me shkurtoret personale, ju mund të hyni shpejt në funksionet e përdorura më shpesh

në telefon. Zgjidhni Meny > Cilësimet > Shkurtoret e mia.