
Kontaktet
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
19

Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shërbimeve,
mund të ndryshojë në varësi të funksioneve të rrjetit, rrumbullakosjeve të faturimit,
taksave e kështu me radhë.
9. Cilësimet
Profilet
Telefoni juaj ka grupe të ndryshme cilësimesh të quajtura profile, të cilat ju mund t'i
përshtatni me tonet telefonike për raste dhe ambiente të ndryshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Profilet, profilin e dëshiruar dhe nga opsionet e
mëposhtme:
● Aktivizo — për të aktivizuar profilin e zgjedhur
● Personalizo — për të ndryshuar cilësimet e profilit
● Me kohë — për ta vendosur profilin që të jetë aktiv për një kohë të caktuar. Kur koha
e vendosur për profilin skadon, profili i mëparshëm që nuk ishte i përkufizuar në
kohë bëhet aktiv.
Tonet
Ju mund t'i ndryshoni cilësimet e tonit të profilit të zgjedhur aktiv.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Tonet. Ju mund t'i gjeni të njëjtat cilësime në Profilet
meny.
Nëse përzgjidhni nivelin më të lartë të tingullit të ziles, tingulli i ziles arrin nivelin e tij
më të lartë pas pak sekondave.
Ekrani
Për të parë ose përshtatur foton e sfondit, madhësinë e shkrimit ose veçori të tjera në
lidhje me ekranin e telefonit, zgjidhni Meny > Cilësimet > Ekrani.
Data dhe ora
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Data dhe ora.
Për të vendosur datën dhe orën, zgjidhni Cilës. dt. e orës.
Për të vendosur formatin e datës dhe orës, zgjidhni Formati dt. e orës.
Për ta vendosur telefonin që të përditësojë automatikisht orën dhe datën sipas zonës
aktuale të orës, zgjidhni Përdit. auto. datës (shërbim i rrjetit).
Shkurtoret
Me shkurtoret personale, ju mund të hyni shpejt në funksionet e përdorura më shpesh
në telefon. Zgjidhni Meny > Cilësimet > Shkurtoret e mia.