
Cilësimet e mesazheve
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Cil. e meszheve për të vendosur veçoritë tuaja të
mesazhimit.
Mesazhet
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
18

● Cilës. përgjithshme — për ta vendosur telefonin tuaj që të ruajë mesazhet e
dërguar, për të lejuar mbishkrimin e mesazheve më të vjetra nëse kujtesa e
mesazheve është plot dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet
● Mesazhet tekst — për të lejuar raporte të dërgimit, për të vendosur qendrat e
mesazheve për SMS dhe SMS e-mail, për të zgjedhur llojin e mbështetjes së
karaktereve dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet me tekst
● Mesazhet multimedia — për të lejuar raporte të dërgimit, për të vendosur pamjen
e mesazheve multimedia, për të lejuar marrjen e mesazheve multimedia dhe
njoftimeve dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet
multimedia
● Mesazhe e-mail — për të lejuar marrjen e e-mailit, për të vendosur madhësinë e
imazhit në e-mail dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me e-mailin
7. Kontaktet
Zgjidhni Meny > Kontaktet.
Mund t'i ruani emrat dhe numrat e telefonit në kujtesën e telefonit dhe kujtesën e kartës
SIM. Në kujtesën e telefonit, ju mund t'i ruani kontaktet me numra dhe elemente teksti.
Emrat dhe numrat e ruajtur në kujtesën e kartës SIM tregohen nga
.
Për të shtuar një kontakt, zgjidhni Emrat > Opsionet > Shto kontakt të ri. Për t'i
shtuar detaje një kontakti, sigurohuni që kujtesa në përdorim të jetë Telefon ose
Telefon dhe SIM. Zgjidhni Emrat, lëvizni tek emri dhe zgjidhni Detajet > Opsionet >
Shto detaj.
Për të kërkuar për një kontakt, zgjidhni Emrat dhe lëvizni nëpër listën e kontakteve ose
fusni shkronjat e para të emrit.
Për ta kopjuar një kontakt ndërmjet kujtesës së telefonit dhe kartës SIM, zgjidhni
Emrat, shkoni te kontakti dhe zgjidhni Opsionet > Kopjo kontaktin. Në kujtesën e
kartës SIM, ju mund të ruani vetëm një numër telefoni për secilin emër.
Për të zgjedhur kujtesën e kartës SIM ose të telefonit për kontaktet tuaja, për të zgjedhur
se si shfaqen emrat dhe numrat te kontaktet dhe për të parë kapacitetin e kujtesës për
kontaktet, zgjidhni Cilësimet.
Ju mund të dërgoni dhe të merrni informacionin e kontaktit të një personi si një
kartëvizitë nga një pajisje e përputhshme që mbështet standardin vCard. Për të dërguar
një kartëvizitë, zgjidhni Emrat, kërkoni për kontaktin informacionin e të cilit ju
dëshironi të dërgoni dhe zgjidhni Detajet > Opsionet > Dërgo kartëvizitën.
8. Regjistri i thirrjeve
Për të parë informacionin e thirrjeve, të mesazheve, të të dhënave tuaja dhe të
sinkronizimit, zgjidhni Meny > Ditari dhe nga opsionet e disponueshme.