Luajtësi i muzikës
Telefoni juaj ka një luajtës muzike për të dëgjuar këngë ose skedarë të tjerë zanor MP3
ose AAC.
Media
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
26
Paralajmërim: Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar të zërit. Ekspozimi i
vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Mos e mbani pajisjen afër
veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin, sepse zëri mund të jetë tepër i lartë.
Zgjidhni Meny > Media > Luajtësi i muz..
Përdoreni luajtësin e muzikës me butonat e luajtësit të muzikës ose me butonat virtual
në ekran.
Për të filluar ose bërë pauzë luajtjen, shtypni
.
Për të shkuar në fillim të këngës aktuale, shtypni
.
Për të shkuar te kënga e mëparshme, shtypni
dy herë.
Për të shkuar te kënga tjetër, shtypni
.
Për të përsëritur këngën aktuale, shtypni dhe mbani shtypur
.
Për të kaluar shpejt këngën aktuale, shtypni dhe mbani shtypur
.
Për të rregulluar volumin, shtypni butonat e volumit.
Për t'i hequr ose vendosur zërin luajtësit, shtypni #.
Për ta lënë luajtësin e muzikës që të luajë në sfond, shtypni butonin e përfundimit. Për
të mbyllur luajtësin e muzikës, shtypni dhe mbani shtypur butonin e përfundimit.
13. Aplikimet
Softueri i telefonit tuaj mund të përfshijë disa lojëra dhe aplikime Java të dizajnuara
veçanërisht për këtë telefon Nokia.
Zgjidhni Meny > Aplikimet.
Për të hapur një lojë ose një aplikim, zgjidhni Lojrat ose Koleksioni. Lëvizni poshtë në
një lojë ose në një aplikim dhe zgjidhni Hap.
Për të parë sasinë e kujtesës së disponueshme për instalimet e lojërave dhe aplikimeve,
zgjidhni Opsionet > Statusi i kujtesës.
Për të shkarkuar një lojë ose aplikim, zgjidhni Opsionet > Shkarkimet > Shkarkime
lojrash ose Shkark. aplikimesh. Telefoni juaj mbështet aplikimet Java J2ME™.
Sigurohuni që aplikimi përputhet me telefonin tuaj, përpara se ta shkarkoni atë.
I rëndësishëm: Instaloni dhe përdorni vetëm aplikime dhe programe të tjera
nga burime të besuara, të tilla si aplikimet që janë Symbian Signed ose që kanë kaluar
testimin Java Verified™.
Aplikimet e shkarkuara mund të ruhen te Galeria në vend të Aplikimet.