Nokia 5130 XpressMusic - Shërbimet e rrjetit

background image

Shërbimet e rrjetit

Për përdorimin e pajisjes duhet të keni shërbim nga një ofrues shërbimi celular. Disa

nga funksionet kërkojnë funksione të veçanta të rrjetit. Këto funksione nuk disponohen

në të gjitha rrjetet; rrjetet e tjera mund të kërkojnë që të bëni marrëveshje të posaçme

me ofruesin tuaj të shërbimit përpara se të mund të përdorni shërbimet e rrjetit.

Përdorimi i shërbimeve të rrjetit përfshin transmetimin e të dhënave. Pyesni ofruesin

tuaj të shërbimit për hollësi rreth çmimeve të rrjetit në vendlindjen tuaj ose kur bëni

roaming në rrjete të tjera. Ofruesi juaj i shërbimit mund t’ju japë udhëzime dhe t’ju

shpjegojë se çfarë tarifash do të përdorë. Disa rrjete mund të kenë kufizime gjë e cila

ndikon në mënyrën që mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Për shembull, disa rrjete

mund të mos mbështesin të gjitha shërbimet si dhe shkronjat që varen nga gjuhët.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë

përdorimit ose të mos aktivizojë disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto funksione

nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të ketë gjithashtu një

konfigurim të veçantë si p.sh. ndryshime në emrat e menysë, në renditjen e menysë dhe

të ikonave. Për informacion të mëtejshëm, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.

© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

7

background image

Kjo pajisje mbështet protokollet WAP 2.0 (HTTP dhe SSL) që funksionojnë në protokollet

TCP/IP. Disa funksione të kësaj pajisjeje, të tilla si mesazhet multimedia (MMS), shfletimi

dhe programi e-mail, kërkojnë mbështetjen e rrjetit për këto teknologji.