
Ndihma e Nokia
Shikoni www.nokia.com/support ose sajtin e Nokia-s për zonën tuaj të Nokia-s për
versionin më të fundit të këtij udhëzuesi, për informacione shtesë, shkarkime dhe
shërbime në lidhje me produktin tuaj Nokia.
Shërbimi i cilësimeve të konfigurimit
Shkarkoni cilësime konfigurimi pa pagesë si MMS, GPRS, e-mail dhe shërbime të tjera
për modelin tuaj të telefonit në www.nokia.com/support.
Informacion i përgjithshëm
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
8
telefonin që të kërkojë kodin. Mbajeni kodin të fshehtë dhe në vend të sigurt, veç nga
telefoni juaj. Nëse e harroni kodin dhe telefoni juaj është i bllokuar, telefoni do të
kërkojë shërbim dhe mund të aplikohen tarifa shtesë. Për më shumë informacion,
kontaktoni një pikë Nokia Care ose shitësin e telefonit tuaj.
Kodi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e telefonit tuaj kundër përdorimit të paautorizuar.
Kodi i paracaktuar është 12345. Ju mund ta krijoni dhe ndryshoni kodin si dhe ta cilësoni

Shërbimet e Nokia Care
Nëse keni nevojë të kontaktoni shërbimin e Nokia Care, kontrolloni
listën e qendrave lokale të kontaktit të Nokia Care në www.nokia.com/
customerservice.
Mirëmbajtja
Për shërbimet e mirëmbajtjes, kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të Nokia Care në
www.nokia.com/repair.
2. Fillimi
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, pra jini të kujdesshëm kur mbani, fusni ose hiqni kartën.
1. Shtypeni dhe tërhiqni kapakun e pasmë drejt fundit të telefonit, dhe hiqeni atë (1).
2. Hiqni baterinë (2).
3. Futeni kartën SIM në mbajtëse me sipërfaqen e kontaktit drejtuar poshtë (3).
4. Futeni baterinë (4) dhe vendosni kapakun e pasmë (5).
Hiqni kartën SIM
Shtypeni sustën e lëshimit (1), dhe hiqeni jashtë kartën SIM (2).
Futni një kartë microSD
Përdorni vetëm karta microSD të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim
me këtë pajisje. Nokia përdor standarde të miratuara industriale për kartat e kujtesës,
por disa marka mund të mos përputhen plotësisht me këtë pajisje. Kartat që nuk
përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund të prishin të dhënat që
ruhen në kartë.