Aplikimet që ekzekutohen në sfond
Lënia e aplikimeve që të funksionojnë në sfond, rrit konsumimin e baterisë dhe zvogëlon
jetëgjatësinë e saj.
Fillimi
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
13
3. Thirrjet
Kryerja dhe përgjigjja e një thirrjeje
Për të kryer një thirrje, formoni numrin e telefonit, duke përfshirë kodin e vendit dhe
kodin e zonës nëse është e nevojshme. Për të përshtatur volumin e kufjes ose pajisjes
ndihmëse gjatë një telefonate, shtypni butonat e volumit.
Për t’iu përgjigjur një thirrjeje hyrëse, shtypni butonin e thirrjes. Për të refuzuar thirrjen
pa u përgjigjur, shtypni butonin e përfundimit.
Altoparlanti
Nëse disponohet, ju mund të zgjidhni Altoparl. ose Receptor për të përdorur
altoparlantin ose receptorin e telefonit gjatë një thirrjeje.
Paralajmërim: Mos e mbani pajisjen afër veshit kur jeni duke përdorur
altoparlantin, sepse zëri mund të jetë tepër i lartë.
Shkurtoret e thirrjeve
Për të caktuar një numër telefoni te një nga butonat e numrave, 2 deri në 9, zgjidhni
Meny > Kontaktet > Thirr. e shpejta, shkoni te numri i dëshiruar dhe zgjidhni
Cakto. Futni numrin e dëshiruar të telefonit ose zgjidhni Kërko dhe një kontakt të
ruajtur.
Për të aktivizuar funksionin e thirrjes së shpejtë, zgjidhni Meny > Cilësimet >
Thirrje > Form. nr. shpejt > Aktive.
Për të kryer një thirrje duke përdorur thirrjen e shpejtë, në modalitetin e pritjes, shtypni
dhe mbani shtypur butonin e numrit të dëshiruar.
4. Shkrimi i tekstit
Modalitetet e tekstit
Për të futur një tekst (për shembull, kur shkruani mesazhe), ju mund të përdorni futjen
tradicionale ose të parashikuar të tekstit.
Kur ju shkruani një tekst, shtypni dhe mbani shtypur Opsionet për të ndërruar futjen
tradicionale të tekstit, të treguar nga
dhe futjes së parashikuar të tekstit, të treguar
nga
. Jo të gjitha gjuhët mbështeten nga futja e parashikuar e tekstit.
Kapitalet e karaktereve tregohen me anë të
, dhe
.
Për të ndryshuar kapitalin e karakterit, shtypni #. Për të ndryshuar nga modaliteti i
shkronjave në atë të numrave, të treguar me anë të
, shtypni dhe mbani shtypur